Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe totale prej 2270m², me lokacion në Fushë Kosovë, më saktësisht në Zonën Industriale.
Objekti ofrohet si njësi në përdhes dhe një kat, ka sipërfaqe prej 650m² për zyrë me 22 hapësira pune ndërsa ka dhe depo me sipërfaqe prej 1620m² me lartësi 4.7m², ka tri hyrje për zyrat dhe depoja ka gjashtë dyer automatike, që shërbejnë për ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave.
Objekti ka truall me sipërfaqe prej 63 Ari dhe ofron mundësinë e rritjes së truallit me një tjetër parcelë prej 30 Ari, ndërsa për nga veçoritë e funksionalitetit ofron hapësirë vendparkimi për 40 deri në 60 vetura që mundëson lëvizjen e lirshme dhe private, ka sistem ngrohjeje të mundësuar me energji elektrike ndërsa është i pajisur dhe me kondicioner.
Objekti gjendet në Zonën Industriale të Fushë Kosovës, i vendosur në një pozitë tejet të favorshme që ofron qasje të lehtë dhe potencial të lartë për zhvillim biznesi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!