Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 98m², me lokacion në Aktash, afër sallës "1 Tetori".
Banesa ka orientim nga juglindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinën, dy dhoma të gjumit, një depo, një banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Lagjja Aktash është një nga zonat më të qeta dhe më të konsoliduara të qendrës së Prishtinës. E pozicionuar pranë Parkut të Qytetit, ajo ofron akses të menjëhershëm në të gjitha shërbimet esenciale si shkolla, çerdhe, barnatore, markete dhe universitete. Këto veçori e bëjnë Aktashin një zgjedhje ideale për familje, studentë dhe banorë që kërkojnë jetë urbane me qetësi dhe funksionalitet.
*Banesa është e lirë nga data 1 Qershor.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!