Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 78m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion te Rruga C, në rrugën "Heroinat e Mirëditës", në kompleksin Rezidenca Gjermane.
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa ndodhet në një zonë në ndërtim e sipër, me qasje të afërt në rrugët kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!