Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 92m² me lokacion në Veternik, në rrugën "Richard Holbrooke", ndërtim nga Alb Design, afër Albi Mall.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë për vendparkim dhe ofron garazh me çmim shtesë.
Banesa ndodhet në njërën prej zonave në ndërtim e sipër, shumë e volitshme për banim si dhe me qasje të afërt në rrugët kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!