Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 275m² me lokacion në Bërnicë të Epërme, në lagjen Chelsea Point.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe është e strukturuar në bodrum, përdhes, kat dhe nënkulm me këtë renditje të hapësirave të brendshme: në bodrum ka një garazh që aktualisht funksionon si palestër, një dhomë për kinema dhe një banjo;
Në përdhes ka qëndrim ditor dhe kuzhinë.
Në katin e parë ka tri dhoma të gjumit dhe dy banjo.
Nënkulmi ka po ashtu një hapësirë shtesë multifunksionale.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të sistemit Vaillant dhe me pelet.
Shtëpia shtrihet në truall prej 3.2 ari me oborr të gjelbëruar, duke ofruar hapësirë ideale për relaks dhe privatësi. Krahas kësaj, lokacioni që ka në periferi të qytetit, ofron pamje të mahnitshme të natyrës si dhe qetësi për banorët, duke e bërë këtë pronë të jetë destinacioni i duhur për të kaluar kohë relaksi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!