Ofrohet me qira banesa terracier me sipërfaqe banimi 130m² dhe tarracë me sipërfaqe 40m², me lokacion në lagjen Marigona Hill.
Banesa ka orientim nga veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, dy banjo, tualet, depo, tarracë dhe ballkon me sipërfaqe 10m².
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmban shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!