Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe 75m², me lokacion në Ulpianë, në Rrugën "Mark Dizdari", afër Rrethit të Spitalit.
Lokali ka orientim nga perëndimi dhe jugu, ndriçim të mjaftueshëm natyral ndërsa ka një hapësirë të shfrytëzueshme pune dhe dy tualete.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos ndërsa lokali ofron edhe hapësirë për vendparkim.
Falë lokacionit të favorshëm dhe qasjes së lehtë në rrugët kryesore, pranë qendrës së qytetit, lokali ofron kushte të përshtatshme për veprimtari të ndryshme afariste, si zyra, ordinanca, sallone, agjenci apo biznese të tjera shërbimi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!