Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 80m² me lokacion në lagjen Gjinaj, në rrugën "Llapi", afër Urban Boutique Hotel Prishtina.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe një kat dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, njëra me garderober, një hapësirë pune, banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe kaminë me dru ndërsa hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Gjinaj është një zonë rezidenciale afër qendrës së Prishtinës, me shkolla fillore dhe të mesme në zonë dhe qasje të lehtë në shërbimet urbane. Organizimi i qetë e bën të përshtatshme për banim afatgjatë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!