Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 100m² dhe tarracë me sipërfaqe 20m², me lokacion në lagjen Marigona Hill.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tdy dhoma gjumi, një banjo, tualet dhe tarracë me sipërfaqe 20m².
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë për vendparkim dhe ofron dy garazha.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmban shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.
*Banesa ofron mundësinë e mobilimit me çmim shtesë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!