Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 121m², me lokacion në Lagjjen e Spitalit, në Rrugën "Fazli Gashi", në kompleksin Leka, ndërtim nga Leka Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe pritet lidhja me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron garazh.
Lagjja e Spitalit është një zonë e qetë dhe shumë e kërkuar, e njohur për afërsinë me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe institucionet shëndetësore kryesore. Zona është e mirëorganizuar dhe e lidhur me rrugë kryesore dhe transport urban.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!