Ofrohet me qira zyra me sipërfaqe 53m² Neto, me lokacion në Dardani, në rrugën "Dëshmorët e Kombit", afër Lorik Center.
Zyra ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; dy hapësira të shfrytëzueshme pune, kuzhinë, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe ofron hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Dardania është njëra ndër lagjet e qendrës së Prishtinës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, shkollat, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban ndërsa lagjja është e përshtatshme si për vendasit, studentët apo banorët e rinj të zonës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!