Ofrohet me qira depo me sipërfaqe nga 4660m², me lokacion në Preoc, afër Lagjes Marigona Rezidence dhe Neptun.
Depo ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes, ka hapësirë të hapur për shfrytëzim dhe ofron mundësi ndarjeje në njësi të veçanta, ku sipërfaqja minimale e një njësie është 1,158 m² dhe çmimi për m² është 3.5€.
Depo ndër tjerash plotëson të gjitha kushtet për infrastrukturë të plotë duke përfshirë këtu qasjen në rrugë, lidhjen me energji elektrike, lidhjen me sistemin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimeve ndërsa ka 30 Ari hapësirë për vendparkim.
Depo gjendet në një lokacion me mundësi të mira për zhvillim të veprimtarive biznesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!