Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 100m², me lokacion në Tophane, në Rrugën "Lidhja e Prizrenit", afër Hotel "Prima"
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë për vendparkim.
Tophanja është një zonë qendrore dhe shumë e kërkuar për banim, e karakterizuar nga qasje e shpejtë në institucionet komunale, bankare, arsimore dhe shëndetësore. Organizimi urban dhe afërsia me qendrën e bëjnë një zgjedhje praktike dhe të qëndrueshme për jetesë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!