Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 78m², me lokacion në Lakrishtë, në kompleksin Tregtia.
Banesa ka orientim nga lindja,veriu dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo,tualet dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Lagjja Lakrishtë është lagjja më e zhvilluar së fundmi me ndërtime të larta moderne, afariste dhe banesore, lagjje me të gjitha shërbimet e nevojshme, me qasje direkte në rrugen kryesore si dhe afër urës lidhëse me qytetet tjera.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!