Ofrohet me qira banesa për zyre me sipërfaqe 33m², me lokacion në Lakrishtë, në Rrugën “Bekim Fehmiu”, mrapa Agjensionit "Sharr Travel".
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: një hapësirë të shfrytëzueshme, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Lagjja Lakrishtë është lagjja më e zhvilluar së fundmi me ndërtime të larta moderne, afariste dhe banesore, lagjje me të gjitha shërbimet e nevojshme, me qasje direkte në rrugen kryesore si dhe afër urës lidhëse me qytetet tjera.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!