Ofrohet me qira banesa për zyrë me sipërfaqe 62m², me lokacion në Qendër, në sheshin "Zahir Pajaziti".
Zyra ka orientim nga jugu dhe veriu dhe ka një hapësirë të shfrytëzueshme pune, hapësirë për kuzhinë, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ofron hapësirë për vendparkim.
Qendra e qytetit përfaqëson zonën më të kërkuar dhe më dinamike të Prishtinës, duke kombinuar ndërtime banesore, objekte individuale dhe zhvillime afariste. Zona përfshin institucionet kryesore shtetërore, qendrat shëndetësore, shkollat, çerdhet si dhe Stacionin Qendror të Policisë, duke ofruar funksionalitet të plotë për jetë urbane aktive.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!