Ofrohet për shitje lokali me sipërfaqe totale 867.37m², me lokacion në Veternik, në Rrugën "Richard Holbrooke", afër Albi Mall.
Lokali është i strukturuar në bodrum me depo ku dhe ofron 10 garazha, përdhes dhe kati i parë me sipërfaqe 584.81m² dhe kati i dytë si kat i integruar me sipërfaqe 95m².
Sistemin e ngrohjes lokali e ka të mundësuar me energji elektrike, është i pajisur me ashensor dhe ka ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Lokali gjendet në një lokacion lehtë të qasshëm që e bën të përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarive biznesore si Showroom, klinikë, bankë, kompani dhe të tilla.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!