Ofrohet me qira banesa penthouse me sipërfaqe banimi 155m² dhe tarracë me sipërfaqe 30m², me lokacion në Fushë Kosovë, në Rrugën "Enver Maloku".
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, banjo, tualet, depo dhe tarraca.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, me qasje të shpejtë në rrugë kryesore dhe shumë shërbime tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!