Ofrohet me qira banesa penthouse duplex me sipërfaqe banimi 253m² dhe terasë me sipërfaqe 46m², me lokacion te Prishtina e Re, në rrugën “Holger Petersen”, në kompleksin Park Residence, ndërtim nga Berisha Group.
Banesa ka orientim nga perëndimi, lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, dy banjo, tualet, depo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike të instaluar nën dysheme dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron dy garazha dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Banesa gjendet në një zonë e cila është duke u ndërtuar me potencial të jetë një ndër zonat e zhvilluara të qytetit me infrastrukturë të përfunduar, duke e bërë këtë lokacion shumë të përshtatshëm për banim.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!