Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 68m², me lokacion te Parku i Qytetit, në Rrugën "Rrustem Statovci", ndërtim nga Nura Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa ofron garazh dhe hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në një lagje shumë afër qendrës, me hapësira gjelbëruese, me qasje të afërt në park dhe me rrugët kryesore dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme që mundësojnë një banim sa më të lehtë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!