Ofrohet me qira objekti afarist me sipërfaqe totale prej 3060m², me lokacion Petrovë, Prizren, më saktësisht në Rrugën e Tranzitit.
Objekti është i strukturuar në përdhes dhe një kat, ku secili kat ka hapësirë të hapur duke ofruar fleksibilitet maksimal për organizim sipas nevojave të biznesit.
Ndër veçoritë e funksionalitetit objekti është i pajisur me dy ashensorë, ka truall me sipërfaqe prej 20 Ari ku dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim ndërsa aktualisht gjindet në fazën e ndërtimit të vrazhdë por ka lidhje me sistemin e energjisë elektrike, me sistemin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimeve.
Objekti është i vendosur në një pozitë tejet të favorshme që ofron qasje të lehtë dhe potencial të lartë për zhvillim biznesi, në një zonë të spikatur dhe me qarkullim të vazhdueshëm.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!