Ofrohet me qira zyra me sipërfaqe 96m², me lokacion në Dragodan, në rrugën "Vicianum", te Fitness Transformohu.
Zyra ka orientim nga perëndimi dhe ka tri hapësira të shfrytëzueshme pune, një kuzhinë, një banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me tre kondicionerë, në secilën hapësirë.
Ndërtesa ku ndodhet zyra është e pajisur me ashensor, ofron hapësirë për vendparkim dhe garazh.
Zyra ndodhet në një lokacion të përshtatshëm për zhvillime të veprimtarive të ndryshme biznesore, me qasje direkte në rrugë kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!