Ofrohet me qira lokali me sipërfaqe 1823m², me lokacion në Zonën Industriale të Przirenit, rruga "Tirana", te Premium Park Hotel.
Lokali ka orientim nga të gjitha anët, i strukturuar në përdhes me sipërfaqe 898m² dhe kat me sipërfaqe 925m², secili prej kateve ka hapësirë të madhe të shfrytëzueshme dhe në total ka gjashtë tualete.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, është i pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme vendparkimi.
Lokali gjendet në një lokacion lehtë të qasshëm nga rruga kryesore që e bën të përshtatshëm për zhvillimin e çfarëdo veprimtarie.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!