Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 52m², me lokacion në Lagjen e Muhaxherëve, në rrugën "Bedri Shala", ndërtim nga Prima Group.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë të gjumit, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me dy ashensorë dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, në afërsi me Parkun e Qytetit, me qasje të shpejtë në qendër dhe në afërsi të të gjitha shërbimeve të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!