Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 80m², me lokacion në Emshir, në rrugën "Ibrahim Krasniqi", afër Qendrës Social-Edukative "Don Bosko".
Shtëpia ka orientim nga lindja dhe veriu, e strukturuar në katin përdhes dhe një kat me këtë rendtije të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, dy dhoma gjumi, një banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka truall prej 4 Ari, në shfrytëzim ka një garazhë ndërsa ofron edhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Lagjja Emshir gjendet në hyrje të Prishtinës, zonë e kombinuar me ndërtime të larta afaristo-banesore dhe ndërtime të ulëta që në të përfshinë të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, shkollat, çerdhet, marketet, stacionet e trafikut urban si dhe Stacionin e Autobusëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!