Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 76m², me lokacion në Pejton, në rrugën "Perandori Justinian", afër Ambasadës Finlandeze.
Banesa ka orientim nga lindja, jugu dhe perëndimi dhe ka këtë renditje: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Lagjja Pejton është njëra prej zonave më të kërkuara të qendrës, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke përfshirë këtu shërbimet bankare, institucionet shtetërore, çerdhet, restaurantet dhe lokalet si dhe stacionet e trafikut urban që lidhin Pejtonin me të githa zonat e Prishtinës.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!