Ofrohet me qira objekti afarist me sipërfaqe totale prej 1100m², me lokacion në Fushë Kosovë, më saktësisht në Rrugën "Elez Berisha", afër Kolegjit "AAB".
Objekti ofrohet si njësi në tri kate, ku secili kat ka hapësirë të hapur prej rreth 370m², duke ofruar fleksibilitet maksimal për organizim sipas nevojave të biznesit.
Ndër veçoritë e funksionalitetit objekti është i pajisur me ashensor privat që mundëson lëvizjen e lirshme dhe private të klientëve, ka sistem ngrohjeje të mundësuar me pompë termike ndërsa është i pajisur dhe me kondicioner.
Objekti gjendet në Zonën Industriale të Fushë Kosovës, i vendosur në një pozitë tejet të favorshme që ofron qasje të lehtë dhe potencial të lartë për zhvillim biznesi.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!