Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 90m², me lokacion në Dardani, në Rrugën "Besëlidhja".
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashnesor dhe ofron vendparkim.
Dardania është një lagje qendrore dhe dinamike e Prishtinës, e pajisur me një gamë të gjerë shërbimesh - nga institucionet shtetërore dhe bankare, te shkollat, çerdhet, restorantet dhe lokalet. Me lidhje të mira të trafikut urban dhe pozicion strategjik, Dardania është e përshtatshme si për banorë vendas, ashtu edhe për studentë apo banorë të rinj që kërkojnë jetë aktive në zemër të qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!