Ofrohet me qira banesa penthouse për zyre me sipërfaqe 150m², me lokacion në Fushë Kosovë, në Rrugën "Nënë Tereza", afër Rrethit të Fushë Kosovës.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka dy hapësira të shfrytëzueshme pune, banjo dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me dy ashensorë dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në një lokacion shumë të përshtatshëm, me qasje të shpejtë në rrugë kryesore dhe shumë shërbime tjera të nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!