Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 400m², me lokacion në Tophane, në Rrugën "Mark Isaku", afër Taverna "Prishtina e Vjetër".
Shtëpia ka orientim nga jugu, e strukturuar në përdhes dhe dy kate me këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, tetë dhoma gjumi, tri banjo, dy tualete, depo dhe katër ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me naftë dhe pelet.
Shtëpia ka lokal me sipërfaqe 100m² dhe ka katër hapësira të shfrytëzueshme ndërsa ofron hapësirë parkingu për 3 vetura,
Tophanja është një zonë qendrore dhe shumë e kërkuar për banim, e karakterizuar nga qasje e shpejtë në institucionet komunale, bankare, arsimore dhe shëndetësore. Organizimi urban dhe afërsia me qendrën e bëjnë një zgjedhje praktike dhe të qëndrueshme për jetesë.
*Shtëpia ofron mundësinë e lëshimit për zyre apo veprimtari të ngjashme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!