Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe banimi 100m² dhe tarracë me sipërfaqe 20m², me lokacion në lagjen Marigona Hill.
Banesa ka orientim nga lindja dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë me depo, dy dhoma gjumi me njërën prej tyre master, dy banjo, depo dhe tarracë me sipërfaqe 20m².
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë elektrike dhe ofron garazh dhe depo të përfshirë në çmim.
Banesa dhe gjendet në një lagje të qetë dhe private, në njërën prej lagjeve më me ndërtim të kualitetit të lartë të standardeve evropiane.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmban shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!