Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 380m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën “Spiro Moisiu”, afër Xhamisë.
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, pesë dhoma gjumi, tri banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pelet dhe energji elektrike.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 6 Ari ku dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe garazh.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe prestigjioze të Prishtinës, e dalluar për pozitën e saj të favorshme dhe pamjet panoramike mbi qytet. E njohur për shtëpitë dhe ndërtimet cilësore, si dhe për gjelbërimin që e karakterizon, Dragodani ofron një jetesë të qetë, duke mbetur njëkohësisht shumë pranë qendrës së qytetit dhe shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!