Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 90m², me lokacion në Lagjjen e Spitalit, në Rrugën "Kerem Lëton", ndërtim nga Shpetimi Invest, në kompleksin Prestige Residence.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja e Spitalit është një zonë e qetë dhe shumë e kërkuar, e njohur për afërsinë me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe institucionet shëndetësore kryesore. Zona është e mirëorganizuar dhe e lidhur me rrugë kryesore dhe transport urban.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!