Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 118m², me lokacion në Veternik, në kompleksin Prime City, ndërtim nga Prime Group Construction.
Banesa ka orientim nga lindja, veriu dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim dhe ofron dy garazha.
*Banesa mobilohet sipas nevojës së klientit dhe ofron mundësinë e lëshimit për zyre.
Veterniku ndodhet në hyrje të Prishtinës dhe karakterizohet nga zhvillim dinamik rezidencial dhe komercial. Afërsia me qendrat tregtare dhe rrugët kryesore e bën zonë shumë funksionale për familje dhe individë që kërkojnë akses të shpejtë dhe ambient urban të organizuar.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!