Ofrohet me qira banesa për syre me sipërfaqe banimi 119m² dhe tarracë me sipërfaqe 37m², me lokacion në lagjen Marigona Hill.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma me njërën prej tyre master, dy banjo, utilit dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, ka vendparkim dhe garazh të përfshirë në çmim.
*Banesa mobilohet në rast kërkese dhe ofron mundësinë e lëshimit për zyre.
Lagjja Marigona Hill është e pozicionuar në pjesën e Prishtinës së Re, më saktësisht pas Pallatit të Drejtësisë, mes Liqenit të Badovcit dhe parkut të Gërmisë.
Lagjja në vete përmban shtëpi, apartamente, terraciere dhe lokale afariste ndërsa ofron edhe hapësira fitnesi, SPA dhe kënde lojërash për fëmijë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!