Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 87m², me lokacion te Mati 1, në Rrugën "Muharrem Fejza", ndërtim nga DP Partners, në kompleksin Lagjja e Kaltër.
Banesa ka orientim nga lindja dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemi i ngrohjes është në proces të lidhjes me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron vendparkim.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!