Ofrohet me qira kati i shtëpisë me sipërfaqe 100m², me lokacion në Dragodan, në Rrugën "Azem Jashanica", te Ambasada Gjermane.
Kati ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike, është i pajisur me kondicioner dhe ofron vendparkim për 3 vetura.
Lagjja Dragodan është një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Prishtinës, e vendosur në një pozitë të favorshme me pamje panoramike të qytetit lagjja njihet edhe për ndërtimet, shtëpitë e bukura dhe gjelbërimin që ofrojnë një jetesë të qetë por gjithashtu është shumë afër qendrës së qytetit dhe të gjitha shërbimeve kryesore.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!