Ofrohet me qira objekti afarist me sipërfaqe totale prej 1700m² neto në Veternik, i pozicionuar në një lokacion të përshtatshëm për zhvillim të aktiviteteve të ndryshme biznesore.
Objekti është i ndërtuar në disa nivele funksionale, duke ofruar organizim praktik dhe fleksibilitet të lartë për adaptim sipas nevojave të biznesit.
Hapësirat janë open space, pa ndarje të brendshme, duke i dhënë qiramarrësit mundësinë që t’i organizojë sipas kërkesave të aktivitetit të tij.
Struktura e objektit është si në vijim:
Përdhesa - 1 hapësirë e madhe, 2 banjo, kuzhinë, lift industrial dhe lift normal
Kati 1 - 2 hapësira të mëdha, 3 banjo dhe lift industrial
Kati 2 - 1 hapësirë dhe 2 tualete
Prona disponon hapësirë për parkim me kapacitet prej gjithsej 23 veturash, duke siguruar qasje të lehtë dhe funksionalitet për staf dhe klientë.
Organizimi i hapësirave dhe infrastruktura e objektit e bëjnë këtë pronë të përshtatshme për një gamë të gjerë aktivitetesh afariste.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!