Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 92m², me lokacion te Prishtina e Re, në Rrugën “Holger Petersen”, në kompleksin Melia, ndërtim nga Fleks Sh.p.k..
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet, depo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofrpn garazh dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Prishtina e Re është një zonë në zhvillim të vazhdueshëm, me infrastrukturë të përfunduar dhe ndërtime të reja kualitative. Me potencial të lartë për banim dhe investim, kjo zonë po shndërrohet në një nga pikat më premtuese të qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!