Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 69m², me lokacion në Tophane, në Rrugën "Meto Bajraktari", te Komuna e Vjetër.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrimin ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me dy ashensorë dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Tophanja është një zonë qendrore dhe shumë e kërkuar për banim, e karakterizuar nga qasje e shpejtë në institucionet komunale, bankare, arsimore dhe shëndetësore. Organizimi urban dhe afërsia me qendrën e bëjnë një zgjedhje praktike dhe të qëndrueshme për jetesë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!