Ofrohet ne qira banesa me sipërfaqe 90m², me lokacion te Rruga B, në Rrugën "Jakovë Xoxa",në kompleksin Princesha.
Banesa ka orientim nga lindja dhe veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Banesa ndodhet në njërën prej lagjeve më të ndërtuara së fundmi, me qasje të afërt në rrugën kryesore dhe me të gjitha shërbimet e nevojshme.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!