Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 66.50m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Dardani, në rrugën “Xhabir Toqani”, afër Rrethit të Flamurit.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe dy ballkone.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Dardania është një lagje qendrore dhe dinamike e Prishtinës, e pajisur me një gamë të gjerë shërbimesh - nga institucionet shtetërore dhe bankare, te shkollat, çerdhet, restorantet dhe lokalet. Me lidhje të mira të trafikut urban dhe pozicion strategjik, Dardania është e përshtatshme si për banorë vendas, ashtu edhe për studentë apo banorë të rinj që kërkojnë jetë aktive në zemër të qytetit.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
122,360€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
1,297.82€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
129,8% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!