Ofrohet me qira shtëpia me sipërfaqe 178m², e pozicionuar në lagjen Dardania, në rrugën “Ilaz Kodra”, afër Elita Plus.
Prona është e zhvilluar në dy kate dhe ka orientim nga perëndimi, jugu dhe veriu, duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe fleksibilitet në organizimin e hapësirave.
Organizimi i brendshëm përfshin: dy qëndrime ditore, dy kuzhina, tri dhoma gjumi, dy banjo, lavanderi dhe bodrum. Hapësirat e brendshme mund të përshtaten dhe modifikohen sipas nevojave të biznesit apo banimit.
Shtëpia ndodhet në truall prej 3 ari, me edhe 3.2 ari shtesë hapësirë oborri, duke ofruar ambient të gjerë dhe vendparkim të mjaftueshëm.
Prona është e pajisur me sistem të ngrohjes me Termokos dhe kondicioner.
Falë lokacionit të favorshëm në një nga zonat më të zhvilluara të Prishtinës dhe organizimit funksional të hapësirave, kjo pronë është e përshtatshme si për banim ashtu edhe për veprimtari afariste, si zyre, klinikë, qendër edukative apo edhe çerdhe për fëmijë.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!