Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 98m², me lokacion te Mati 1, në Rrugën "Muharrem Fejza", ndërtim nga Kabashi.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Mati 1 është një nga lagjet më të zhvilluara vitet e fundit, me ndërtime të reja banesore dhe afariste. Zona ofron shkolla, çerdhe, markete dhe lidhje të drejtpërdrejta me rrugët kryesore që çojnë drejt qendrës së qytetit.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!