Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe 1200m², i pozicionuar në Dragodan, në rrugën “Gjergj Balsha”.
Objekti ka orientim nga të gjitha anët, duke ofruar ndriçim natyral dhe fleksibilitet të lartë në organizimin e hapësirave për përdorim afarist.
Prona është e ndërtuar në 5 kate dhe përfshin gjithsej 15 hapësira funksionale, të përshtatshme për zyre, klinika, institucione arsimore, kompani të mëdha apo veprimtari të tjera profesionale që kërkojnë strukturë të organizuar dhe sipërfaqe të konsiderueshme. Posedon hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Sistemi i ngrohjes mundësohet me energji elektrike, duke garantuar kushte të përshtatshme pune gjatë gjithë vitit.
Falë lokacionit në një nga zonat më të kërkuara të Prishtinës dhe organizimit funksional në disa kate, kjo pronë paraqet një mundësi serioze për biznese që synojnë pozicionim strategjik dhe prezencë të qëndrueshme në treg.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!