Ofrohet me qira zyra me sipërfaqe 70m², me lokacion në Ulpianë, në Rrugën "Zija Shemsiu", afër Beni&Dona.
Zyra ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: tri hapësira të shfrytëzueshme pune, kuzhinë, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos ndërsa ka edhe hapësirë për vendparkim të jashtëm.
Lagjja Ulpiana është një nga zonat më të vjetra të Prishtinës dhe njëra prej zonave më të kërkuara për banim falë të gjitha shërbimeve të nevojshme që përfshin, shkollat, çerdhet, qendrën e mjekësisë, lokalet, zyrat, lagjja e konvikteve për studentë në afërsi me disa prej universiteteve, si dhe me Menzën e Studentëve.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!