Ofrohet me qira banesa për zyrë me sipërfaqe 77m², me lokacion në Lakrishtë, në Rrugën “Tirana”, në kompleksin Beni&Dona.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: tri hapësira të shfrytëzueshme, kuzhinë, banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Lagjja Lakrishtë është lagjja më e zhvilluar së fundmi me ndërtime të larta moderne, afariste dhe banesore, lagjje me të gjitha shërbimet e nevojshme, me qasje direkte në rrugen kryesore si dhe afër urës lidhëse me qytetet tjera.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!