Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 229m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Veternik, në rrugën "Petro Nini Luarasi".
Shtëpia ka orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu, është e strukturuar në bodrum dhe përdhesë dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme:
Në përdhes ka qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma gjumi, dy banjo dhe depo;
Në bodrum ka një lavanderi.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike, dru dhe është e pajisur me kondicioner.
Shtëpia ka truall me sipërfaqe 3.95 Ari, ka garazh me sipërfaqe dhe një bunar.
Shtëpia është e pajisur me rezervuar uji prej 1,000 L si dhe depo për mjete kopshti, duke ofruar komoditet dhe zgjidhje praktike për mirëmbajtjen e hapësirave të jashtme.
Lagjja Veternik është e vendosur në hyrje të Prishtinës, një zonë dinamike dhe e zhvilluar me hapësira rezidenciale dhe komerciale, e njohur për afërsinë me qendrat tregtare si Albi Mall dhe rrugët kryesore ofron një mënyrë jetese komode dhe praktike për familjet dhe individët që kërkojnë një ambient urban të organizuar dhe të qasshëm.
Shuma që e paguan vetë. Pjesa tjetër llogaritet si kredi.
Numri i viteve për kthimin e kredisë.
Të hyrat neto mujore të familjes (gjithsej).
P.sh. 5 ose 5.5. Më vonë mund të mbushet automatikisht sipas bankës.
Shuma e kredisë
288,000€
Parapagim (%)
20,0%
Kësti mujor i përfafët
3,054.69€
Vlerësimi i ngarkesës së kredisë
305,5% - e të hyrave shkojnë në këst. Shumica e bankave mund të mos e aprovojnë.
Ky kalkulator shërben vetëm për qëllime informuese dhe ofron një vlerësim paraprak.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!