Ofrohet me qira banesa me sipërfaqe 60m², me lokacion te Qendra e Vjetër, në Rrugën "Zejnel Salihu", afër Shkollër Fillore "Elena Gjika".
Banesa ka orinetim nga perëndimi dhe jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi dhe banjo.
Qendra e vjetër është zemra historike e qytetit, e njohur për ndërtime tradicionale, monumente kulturore dhe institucione të rëndësishme. Me lidhje të drejtpërdrejtë me të gjitha lagjet e Prishtinës dhe shërbime të plota urbane, kjo zonë ruan karakterin autentik të qytetit duke mbetur funksionale për jetesë dhe veprimtari të ndryshme.
*Në çmim përfshihen shpenzimet e ujit dhe mbeturinave.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!