Ofrohet me qira banesa duplex me sipërfaqe 194m², me lokacion në Lakrishtë, në Rrugën “Tirana”, ndërtim nga Prime Group Construction, në kompleksin Prime Residence.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, tri dhoma gjumi, kuzhinë, tri banjo dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me pompë termike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh të përfshirë në çmim.
Lagjja Lakrishtë është lagjja më e zhvilluar së fundmi me ndërtime të larta moderne, afariste dhe banesore, lagjje me të gjitha shërbimet e nevojshme, me qasje direkte në rrugen kryesore si dhe afër urës lidhëse me qytetet tjera.

Duke mbushur formën e mëposhtme agjenti ynë do të ju informojë rreth pyetjeve tuaja!